
Një ngjarjen e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shëngjin, ku dy shtetas kosovarë janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë.
Uniformat blu raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe shkak dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit.
Mësohet 66-vjeçari Hazir Berisha gjatë konfliktit ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur 59-vjeçarin e identifikuar si Selim Bllaca.
Më pas policia njofton se 59-vjaçari është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Lezhës për t’ju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Ndërkohë që 66-vjeçari është arrestuar si dhe është sekuestruar dhe arma e krimit.
“Shëngjin/Plagosi me thikë një 59-vjeçar pas një konfliki të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë,identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, banues po në Kosovë.
I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori.
Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj”, njofton policia.
Lini një Përgjigje