TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shkurt 2024, 09:33

“Tempulli 2”, ishin shpallur në kërkim për drogë, arrestohen dy të rinjtë

Shkruar nga Pamfleti

“Tempulli 2”, ishin shpallur në kërkim për

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, janë arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim për drogë.

Në pranga kanë rënë J. B., 33 vjeç dhe A. N., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndaj të cilëve gjykata kishte caktuar masën “arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Më herët, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gramë heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro dhe 630 paund.

Numri i personave të arrestuar në kryeqytet ka arritur në 77 persona në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”.

tempulli 2 arrestime droge

Lini një Përgjigje