TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shkurt 2024, 20:39

Publikohen pamjet nga aksidenti i rëndë me 1 vikimë dhe 4 të plagosur, makina shpërthen në flakë pas përplasjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet nga aksidenti i rëndë me 1 vikimë dhe 4 të

Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e së dielës në afërsi të fshatit Belorta, në Korçë.

Në pamje shihen që dy automjetet përplasen ‘kokë më kokë’ me njëri-tjetrin.

Nga aksidenti i rëndë humbi jetën një person, ndërsa 4 të tjerë u plagosën.

Në pamjet e siguruara shfaqen dy mjetet që përplasen ballë përballë, ndërsa një prej tyre shpërthen në flakë pas goditjes.

Sipas policisë, njëri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar duke sjellë dhe përplasjen kokë me kokë të të dy mjeteve, duke lënë të plagosur 4 persona, njëri prej të cilëve ka gjetur vdekjen pas pak minutash.

Viktima është Elvis Mizaku, 36 vjeçar nga fshati Rov i bashkisë së Maliqit.

Lini një Përgjigje