TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shkurt 2024, 20:46

Goditja e bandës së Dritan Gjikës, reagon policia e Ekuadorit dhe publikon pamjet e operacionit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Goditja e bandës së Dritan Gjikës, reagon policia e Ekuadorit dhe

Policia e Ekuadorit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar sot, kundër mafies shqiptare. Sipas mediave vendase, u godit një grup i drejtuar nga Dritan Gjika.

Përmes një postimi në rrjetin social, policia thotë se ka kryer 33 kontrolle në Ekuador dhe 10 në Spanjë, në të cilët u arrestuan disa të dyshuar.

Po ashtu u gjet një shumë e konsiderueshme parash dhe është sekuestruar mbi 2 ton kokainë.

"Goditje e fortë ndaj trafikut të drogës! Për momentin policia e Ekuadorit bashkë me policinë e Spanjës, po kryejnë kontrolle në disa prona nga ku një organizatë ndërkombëtare narko-kriminale e dedikuar për pastrimin e parave do të vepronte,” postoi Policia e Ekuadorit në Twitter. Gjithashtu janë publikuar dhe imazhet e operacionit.

 

Lini një Përgjigje