TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shkurt 2025, 12:00

Telefonoi biznesmenin në emër të një zyrtari, arrestohet "Delux-i" i Tik Tok-ut; i zhvati 6 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti
Telefonoi biznesmenin në emër të një zyrtari, arrestohet
Ervis Belollari

Një 26-vjeçar ka rënë në pranagt e policisë në Tiranë, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, pasi përfituan 6 mijë euro nga një biznesmen, nëpërmjet mashtrimit. 

Mësohet se i arrestuari Ervis Belollari së bashku me Arsel Matollarin, janë prezantuar si drejtues të një institucioni vendor duke i marrë kështu shumën prej 6 mijë eurosh. 

Mësohet se i arretsuari Elvis Belollari ëhstë personazh me aktivitet të lartë në rrjetin social Tik Tok

"Përfituan një shumë parash, nga një biznesmen, pasi komunikuan me të në emër të drejtuesit të një institucioni vendor, identifikohen 2 shtetas. Vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti të përfitimit të një shume parash, me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Unknoën”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi E. B., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M. dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje