TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shkurt 2025, 10:59

“Kam një problem të madh”/ U gjet me plumb në kokë në makinë, 25-vjeçari telefonoi shokun e ngushtë para ngjarjes së rëndë

Shkruar nga Pamfleti
“Kam një problem të madh”/ U gjet me plumb në
Romario Brunga

Detaje te reja janë zbardhur për vdekjen e Romario Brungës, i cili u gjet i pa jetë mbrëmjen e djeshme në automjetin e tij në Balldren.

Burime bëjnë me dije se 25 vjeçari kishte marrë një plumb në ballë e po ashtu ka pasur dermishtje (mbetje plumbi) në dorë. Burime bëjnë me dije se plumbi ishte në pozicion që nuk mund te shtinte pasagjeri.

Mësohet se 25-vjeçari ka telefonuar shokun e ngushtë dhe i ka thënë “kam një problem shumë të madh”.

Ai ka telefonuar sërish, por nuk ia ka hapur më celularin. Më pas shoku e ka telefonuar, por i riu nuk është përgjigjur thirrjes.

Nga disa kamera sigurie është parë para ngjarjes i vetëm e po ashtu gjetja e pistoletës në makinë ka shtuar më tepër dyshimet e policisë që mund të jete vetëvrasje. Po ashtu familjarët nuk kane deklaruar që i riu mund të ketë patur ndonjë problem apo ka shfaqur shenja depresioni. I riu punonte si kamerier në zonën e Balldrenit.

I riu u gjet nga familjarët e tij, ndërsa në dorë mbante një armë zjarri tip pistoletë.

Nga veprimet hetimore rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima kishte vetëm një plagë të shkaktuar nga pistoleta që mbante në dorë.

Sipas grupit hetimor të ngritur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit dy orë më vonë.

Ndërkohë që vetëvrasja mbetet pista kryesore e hetimeve për ngjarjen e rëndë.

Romario u gjet brenda makinës i vrarë me një plumb, ndërsa arma me të cilën është qëlluar u gjet brenda automjetit të tij, e mbushur.

Ekspertiza paraprake tregon se automjeti nuk ka shenja të dëmtimeve të jashtme, dhe as viktima nuk ka pasur dëmtime të tjera në trup.

Pikërisht këto detaje kanë bërë që hetimet të përqendrohen kryesisht në pistën e vetëvrasjes, ndërsa policia po vijon të marrë në pyetje familjarët dhe të njohurit e tij për të zbuluar nëse 25-vjeçari kishte pasur konflikte apo probleme me persona të tjerë.

romario brung telefonata

Lini një Përgjigje