TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2023, 21:58

Të shtënat në Tiranë/ Lokali që u sulmua me armë rezulton në pronësi të Fatjon Muratit, mikut të Indrit Dokles

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat në Tiranë/ Lokali që u sulmua me armë

Dalin në dritë të tjera detaje nga ngjarje rëndë në Don Bosko, ku mbeti e vdekur një grua dhe u plagosën 5 të tjerë.

Mësohet se persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj një lokali dhe për pasojë ka vdekur banakierja, ndërsa jnë plagosur 5 të tjerë që ndodheshin aty.

Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një atentat. Kjo pasi lokali ku ka ndodhur ngjarja është në pronësi të Fatjon Muratit, një eksponent dhe i arrestuar më parë si pjesë e një grupi kriminal.

Fatjon Murati, doli në skenë pak kohë më parë pasi u kap në maminë me Indrit Doklen, ish kreun e bandës së Durrësit.

Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.

Prokuroria e Krujës kërkoi marrjen në pyetje të disa personave në lidhje me atentatin e ndodhur të dielën në zonën e njohur si mbikalimi i Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të rinjtë Brilant Martinaj, (nipi i Ervis Martinajt) Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

 

murati dokle vrasje

Lini një Përgjigje