TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2023, 10:14

Kërcënoi me armë një qytetar dhe i mori automjetin, shpallet në kërkim 22-vjeçari në Tropojë

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi me armë një qytetar dhe i mori automjetin, shpallet

Një 22-vjeçar është shpallur në kërkim pasi kërcënoi me armë një qytetar dhe i mori automjetin në aksin rrugor Bajram Curri-Fierzë.

22 vjeçari i identifikuar si Emiljan Pepkolaj, është shpallur në kërkim nga policia pasi ka kërcënuar me armë zjarri një 32 vjeçar për shkak të një konflikti për motive të dobëta.


Në aksin rrugor ‘Bajram Curri-Fierzë’, i riu Emiljan Pepkolaj kërcënoi 32 vjeçarin G.N dhe më pas i mori automjetin e tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

"Kanosi me armë, për motive të dobëta, një 32-vjeçar, dhe i mori automjetin, shpallet në kërkim 22-vjeçari, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dubrav”.

Gjatë ndjekjes nga Policia, 22-vjeçari braktisi automjetin e 32-vjeçarit dhe duke përfituar nga errësira, mundi të largohej.

Policia vijon kontrollin e zonës, për kapjen e 22-vjeçarit dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasin E. P., 22 vjeç, banues në fshatin Breg Lumë, Tropojë.

Ky shtetas u shpall në kërkim pasi, rreth orës 21:15 të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Bajram Curri-Fierzë, në vendin e quajtur “Dubrav”, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, për motive të dobta, shtetasin G. N., i ka marrë automjetin atij dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Dubrav”, janë vënë në ndjekje të autorit.

22-vjeçari, kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, në vendin e quajtur “Kalata e trageteve”, Fierzë, ka braktisur automjetin tip “Lançia” dhe duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet.

Shërbimet e Policisë kontrollin e zonës, për kapjen e 22-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

tropojë emiljan pepkolaj

Lini një Përgjigje