TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2023, 15:11

Përgjaken sërish rrugët e vendit, makina bie në përrua; ndërron jetë 20-vjeçari në Dibër

Shkruar nga Pamfleti

Përgjaken sërish rrugët e vendit, makina bie në përrua;

Rrugët e Shqipërisë vijojnë të përgjaken. Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Melan të Dibrës. Automjeti ka humbur kontrollin në përpjekje për të dalë në rrugë kryesore. Për pasojë ka humbur jetën i riu 20- vjeçar.

Makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua.

Dyshohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.

"Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi R.K., 18 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe  mjeti ka dalë nga rruga. Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A.S., 20 vjeç."-njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

aksident i rëndë në dibër

Lini një Përgjigje