TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2023, 10:15

Tritoli në vilën 3-katëshe të Skënder Likës, gjendet e djegur makina e autorëve në Fushë-Krujë

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli në vilën 3-katëshe të Skënder Likës,

Një makinë tip ‘Volkswagen Passat’ është gjetur e djegur nga policia në vendin e quajtur Kallmat në fshatin Gramës të Fushë-Krujës.

Makina dyshohet se është përdorur nga personat që i vendosën tritol në shtëpi Skënder Likës në Kurbin një ditë më parë.

Asnjë person nuk është arrestuar pas 24 orësh nga shpërthimi me eksploziv që ndodhi në orët e para të ditës së djeshme në lagjen “Sanxhak” të Kurbinit. Në shënjestër ishte vila e Skëder Likës. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Policia pas ngjarjes shoqëroi disa persona për t’i marrë në pyetje dhe kontrolli kamerat e sigurisë, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. Mes personave që u pyetën ishte edhe familja e hasmit, Roli, që ka mohuar lidhjen.

Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek hasmëria, pasi Skënder Lika, është  babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli.

Ndërkohë dhe nipi i tij, Ilir Lika është dënuar nga gjykata si bashkëpunëtor i në vrasjen dy biznesmenëve, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ngjarja e ndodhur brenda një lokali në Kurbin në vitin 2020.

Shpërthimi ishte i fortë duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe në objekte të tjera aty pranë, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

tritoli në vilën 3-katëshe të skënder likës autorët

Lini një Përgjigje