
Disa detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Kamëz mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40, në bulevardin “Donald Trump”.
Mësohet se lokali është në pronësi të Astrit Lami, por ia ka dhënë me qira një personi tjetër, konkretisht Ndriçim Mullhajt.
Paraprakisht po hetohet ndonjë konflikt i pronarit ose qiraxhiut.
Megjithatë të dy kanë deklaruar se nuk kanë konflikte.
Por, si pistë tjetër ku po hetohet është dyshimi i fortë se autorët mund të kenë ngatërruar objektiv.
Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia në kërkim të autorit, nis hetimet per motivet e mundshme të ngjarjes.
Lini një Përgjigje