
Vrasja e Denis Kasajt në Fier në Janar të 2016, u realizua falë informacioneve që agjentë të SHISH të financuar nga Britania Madhe i dhanë bandës rivale.
Në këtë përfundim ka dalë një hetim i ‘Daily Mail’ i publikuar në të përditshmen e saj ku ndër të tjera tregon për një njësi tepër të fshehtë të njohur ndryshe si Merlin qe financohet nga Britania.
Zbulimi i kësaj njësie sipas këtij tabloidi erdhi pas arrestimit të vrasësit Ilir Memushaj tashmë i dënuar me 14 vite burg pasi u provua se ishte paguar për realizimin e vrasjes së 44-vjeçarit, Denis Kasaj, i dyshuar si pjesë e grupit Kastrati që vepronte në zonën e fierit.
Në telefonin e Memushajt hetusit administruan të dhëna dhe informacione të shitura nga agjentët Merlin.
Përmes këtyre të dhënave të siguruara nga përgjimet e telefonave, klani rival Binjaku zbuloi detaje të makinës me të cilën lëvizte viktima, pasagjerët që e shoqëronin dhe saktësisht se ku do të ishin në momentin ku do të kryhej atentati.
Denis Kasaj u qëllua për vdekje në Janar të 2016, teksa lëvizte me makinë me dy shokë të tij të cilët mbetën të plagosur. Ekzekutimi i 44-vjeçarit në atë kohë u cilësua si rrjedhojë e përplasjeve mes dy grupeve që vepronin në qytetin e Fierit.
Lini një Përgjigje