
Mësohet se pronari shqiptar i një biznesi në Athinë dche djali i tij, u qëlluan me armë zjarri.
Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të kësaj të hënë në Greqi. Mësohet se pronari shqiptar i një biznesi në Athinë dhe djali i tij, u qëlluan me armë zjarri.
Sipas informacioneve nga mediat greke, autorët e sulmit me armë ishin tre persona që mbërritën me makinë në orën 2:40 në biznesin e shqiptarit që ndodhej në rrugën Agoniston Polytechneiou.
Pronari 70-vjeçar i biznesit u qëllua në këmbë, nxërsa djali i tij 39-vjeçar u plagos në kofshë dhe pulpë.
Oficerët e policisë që mbërritën në zonë gjetën në vendngjarje 4 gëzhoja. Pas të shtënave, tre autorët u larguan me makinë në drejtim të panjohur.
Lini një Përgjigje