TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2026, 15:20

Operacioni për gjetjen e Jurgen Karajt, 22 efektivë të FA vijojnë kërkimet; në ndihmë edhe dronët

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni për gjetjen e Jurgen Karajt, 22 efektivë të FA
Forcat e Armatosura, përdorin dronët për të gjetur trupin e 30-vjeçarit

Kërkimet për Jurgen Karajn nga Klosi, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit në fshatin Darsë ende vazhdojnë.

Në operacionin e kërkimit për gjetjen e 30-vjeçarit janë përfshirë polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura. Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes, thuhet se operacioni i kërkimit po vijon me ndihmën e dronëve dhe pajisjeve të specializuara dhe së shpejti pritet gjetja e trupit të 30-vjeçarit.

Operacioni për gjetjen e Jurgen Karajt, 22 efektivë të FA

Kërkimet nuk ndalen në Klos. Me përkushtim maksimal, polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura po vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit Mat pas një aksidenti me makinë.

Me ndihmën e dronëve dhe pajisjeve të specializuara, çdo metër terreni po kontrollohet, nga ura e Darsës në Klos deri në bashkinë e Matit. Shpresojmë në një përfundim sa më të shpejtë të operacionit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Operacioni për gjetjen e Jurgen Karajt, 22 efektivë të FA

30-vjeçari fa kërkim

Lini një Përgjigje