
Një 34-vjeçar u arrestua nga policia e Fierit, si autor i dyshuar për një aksident që ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ku humbi jetën shtetasi 60-vjeçar, E.P.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier kanë arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident, shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, bashkia Lushnjë.
Policia bën me dije se arrestimi i 34-vjeçarit është kryer në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Lini një Përgjigje