TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2026, 11:21

Vrasja e Gilmando Danit, ende asnjë i dyshuar; Prokuroria planifikon të pyesë Shullazin

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Gilmando Danit, ende asnjë i dyshuar; Prokuroria planifikon
Pamje nga automjeti ku udhëtonin viktimat

Megjithëse kanë kaluar disa muaj nga ekzekutimi i Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, duket se organet e hetimit ende nuk kanë mundur të identifikojë autorët, edhe pse atentati mafioz ndodhi në mes të ditës, pranë rrethrrotullimit të Rinasit, një nga zonat që konsiderohet më të sigurtat, për shkak të afërsisë me aeroportin.

Ndërkohë pritet që në pyetje të merret edhe Emiljano Shullazi, i cili ndodhet në burg, por ka pasur lidhje miqësore me viktimën Dani.

Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala, Shullazi do të pyetet nëse ka dyshime për persona të caktuar që kanë organizuar atentatin ndaj Gilmando Danit. Shullazi do të pyetet në ambientet e paraburgimit 313, por mbetet e paqartë nëse do të flasë për ngjarjen.

Gilmando Dani udhëtonte në një automjet me Muci Shaljanin ku u qëllua për vdekje. Të dy sapo ishin kthyer nga Spanja, ccka krijoi dyshime se grupi i atentatorëve ka pasur informacione të sakta lidhur me udhëtimin dhe kthimin e tyre në Shqipëri.

Ditët e fundit janë marrë dëshmitë e disa personave që janë gjendur në Rinas, pasi ka dyshime se grupi kriminal ka patur informatorë në aeroport që i ka njoftuar për lëvizjet e viktimave.

dani prokuroria hetime

Lini një Përgjigje