TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2026, 08:27

U zhduk në ujërat e përroit, vijon operacioni për gjetjen e Jurgen Karaj

Shkruar nga Pamfleti
U zhduk në ujërat e përroit, vijon operacioni për gjetjen e
Forcat e përfshira në operacionin e kërkimit

Ende asnjë gjurmë nga Jurgen Karaj, 30-vjeçari nga Klosi, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit në fshatin Darsë.

Kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit vijojnë, ndërsa në operacione janë përfshirë edhe forcat speciale “Shqiponja”, si dhe forcat e ushtrisë.

Kërkimet janë shtrirë përgjatë lumit Mat dhe kanë vijuar gjatë gjithë ditës së shtunë, deri në mbrëmje, kur u ndërprerën për shkak të errësirës. Por operacioni i kërkimit ka rifilluar sërish që në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Në kërkime janë përfshirë gjithashtu familjarë të të riut dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë autoritetet në terren.

Karaj ishte në automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Andi Losha.

Nga hetimet u zbulua se 24-vjeçari Andi Losha, kishte dalë nga uji dhe pa njoftuar policinë ishte larguar duke lënë në mes të ujit mikun e tij Jurgen Karaj. Ky veprim i kushtoi lirinë të riut, pasi u arrestua. Rezulton se ai drejtonte makinën në gjendje të dehur.

"Rreth orës 01:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njësia administrative Klos, një mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës”, njoftonte policia mëngjesin e së shtunës.

 

jurgen karaj perroi klos

Lini një Përgjigje