TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Janar 2026, 19:30

Aksident tragjik në Fier-Shegan, makina përplas për vdekje 55-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti
Aksident tragjik në Fier-Shegan, makina përplas për vdekje
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje në Fier-Shegan është shënuar në aksin rrugor Lushnjë-Berat.

Një mjet tip “Benz”, me targa AB929MT, bëhet me dije se ka përplasur fatalisht një 55-vjeçar këmbësor.

55 vjeçari ende i paidentifikuar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, edhe pse është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjës.

Policia e qarkullimit në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen.

Bëhet me dije se është ndaluar drejtuesi i mjetit, një 35 vjeçar dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve, dinamikës dhe rrethanave.

aksident tragjik

Lini një Përgjigje