Pesë persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, apo të dënuar në mungesë, u arrestuan nga Policia e Tiranës dhe Krujës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Catch”.
Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Fatmir Bejo, Gëzim Lloti, Gloris Rica, Eralf Hima dhe Rahim Bajraktari.
Një 32-vjeçar u vu në pranga, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. Më 12 shkurt të vitit 2024, ai goditi me thikë një person.
Në 40-vjeçar u arrestua pasi Gjykata e ka dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Kultivim i bimeve narkotike”.
Ndërkaq, policia vuri në pranga një 20-vjeçar. Ai ishte dënuar me 5 vite burgim për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Policia bëri të mundur edhe arrestimin e një 38-vjeçari, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, në pranga përfundoi edhe një person, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj e 8 ditë burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
"Ndalohen 5 shtetas në kërkim, të dënuar/akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Si rezultat i kontrolleve në terren të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Catch”, Strukturat e DVP Tiranë vunë në pranga 5 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Renda ekzekutuan urdhërin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit F. B, 32 vjeç, ndaj të cilit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. 32-vjeçari, me datë 12.02.2024, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin M. I.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kapën e ndaluan shtetasin G. Ll., 40 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Kultivim i bimeve narkotike”
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve kapën dhe ndaluan shtetasin G. R., 20 vjeç, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.
-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin e Gjykatës për ndalimin e shtetasit E. H., 38 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit kapën dhe ndaluan shtetasin R. B., pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj e 8 ditë burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.
Lini një Përgjigje