TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Janar 2026, 07:45

E rëndë në Itali, 59-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Itali, 59-vjeçari shqiptar humb jetën
59-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës në Itali

Një 59-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Itali ndërsa ishte duke punuar. Mediat italiane bëjnë me dije se 59-vjeçari me origjinë shqiptare, Zevxhet Halili, i cili jetonte në zonën e Sant’Elena, në provincën e Padovës ka humbur jetën në vendin e punës.

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:30, në rrugën “Via Comuna” në Ospedaletto Euganeo, brenda ambienteve të kompanisë SESA, Società Estense Servizi Ambientali, ku 59-vjeçari ishte i punësuar.

Nga hetimeve paraprake nga karabinierët e stacionit të Este dhe teknikët e SPISAL (Shërbimi për Parandalimin dhe Sigurinë në Vendin e Punës), Halili po kryente disa punime mirëmbajtjeje, kur në rrethana ende të paqarta, ka mbetur i shtypur brenda një makinerie.

Ngjarja ka ndodhur para syve të disa kolegëve, të cilët kanë dhënë menjëherë alarmin. Në vendngjarje kanë mbërritur brenda pak minutash ekipet e SUEM 118, por pavarësisht përpjekjeve për reanimim, 59-vjeçari ka ndërruar jetë pothuajse në vend.

Trupi i pajetë i viktimës është transportuar në institutin e mjekësisë ligjore, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

59-vjeçari shqiptar humb jetën itali

Lini një Përgjigje