
Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së premtes në një nga lagjet e Elbasanit, ndërsa pritet që mjekësia ligjore të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Viktima, rreth 60-vjeç, mbante veshur një uniformë pune. Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Vasil Gashi.
Policia është njoftuar nga kalimtarë të rastit se në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, është një trup i pajetë.
Shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Lini një Përgjigje