TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2026, 21:49

U kap me 100 kg drogë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali; kokainë e kishte groposur në kopësht!

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 100 kg drogë në banesë, arrestohet shqiptari në

Një shtetas shqiptar është arrestuar sot nga policia e Teramos në Itali gjatë një operacioni antidrogë. Sipas mediave fqinje në operacion janë sekuestruar mbi 70 kg hashash, 30 kg kokainë dhe mbi 3 kg heroinë.

Sasi e lëndëve narkotike është sekuestruar nga policia e Teramos në shtëpinë e shtetasit shqiptar në Nereto, Abruco.  Mediat italiane raportojnë se shtëpia e tij ishte kthyer në një qendër të vërtetë droge, me hashash dhe heroinë të fshehur në një dhomë të përdorur si depo mjetesh, ndërsa një pjesë e kokainës ishte fshehur në fuçi të groposura në kopsht.

Sipas prokurorisë italiane, droga ishte gati për t'u shitur palëve të treta. Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg substanca të tjera narkotike, peshore digjitale, një makinë paketimi me vakum, një presë hidraulike dhe materiale paketimi për drogë.

100kg drogë shqiptari

Lini një Përgjigje