TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Janar 2026, 11:10

Zbulohet magazina qe bënte stampime false në Kamëz, arrestohet organizatori turk; sekuestrohen mijëra veshje

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet magazina qe bënte stampime false në Kamëz, arrestohet
Operacioni në Kamëz

Një 45 vjeçar shtetas turk ka rënë në pranga në Kamëz, pasi autoritetet zbuluan një magazinë ku prodhoheshin dhe stampoheshin veshje dhe këpucë të kontrabanduara me logo të falsifikuara të markave ndërkombëtare.

Gjithashtu u shpall në kërkim edhe një 50-vjeçar turk, pasi dyshohet si bashkëorganizator për aktivitetin.

Tre punojës të magazinës u proceduan në gjendje të lirë, për përfshirje në procesin e stampimit.

Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan sasi të mëdha veshjesh dhe këpucësh, makineri lazeri dhe pajisje printimi për vendosjen e logove, stampa me emra markash të njohura, një telefon celular dhe dokumentacion që pritet të shërbejë për zbardhjen e skemës së kontrabandës dhe falsifikimit.

"Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Brands 2”.

Zbulohet në Kamëz, 1 magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false.

Arrestohet 1 shtetas turk, shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas turk si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 punonjëse.

Sekuestrohen sasi të mëdha veshjesh/këpucësh, makineri lazeri, printimi ose stampimi, stampa/logo të markave të njohura ndërkombëtare, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Si rezultat i administrimit të informacionit të siguruar se në Kamëz, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, me mbështetjen e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizoi dhe finalizoi operacionin “Brands 2”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi turk O. S., 46 vjeç, u shpall në kërkim shtetasi turk M. K., 50 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetaset L. M, Sh. M dhe Sh. B, punonjëse në këtë magazinë.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë konstatuan se në magazinë kishte mallra që dyshohet se kishin shmangur detyrimin doganor, si dhe makineri për falsifikimin dhe stampimin e logove që vendoseshin në veshje dhe këpucë të ndryshme.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 50-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Punësimi i paligjshëm”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, njofton policia. 

 

 

 

stampime false operacion ne kamez arrestohet nj turk

Lini një Përgjigje