TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2026, 10:35

Ushtronin prostitucion në 2 apartamente në Elbasan, arrestohen 3 vajza nga Kolumbia

Shkruar nga Pamfleti
Ushtronin prostitucion në 2 apartamente në Elbasan, arrestohen 3 vajza
Pamje nga arrestimi i 3 vajzave kolumbiane

Tre shtetase kolumbiane janë arrestuar në qytetin e Elbasanit, pasi janë kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion në dy apartamente.

Sipas policisë, janë arrestuar në flagrancë shtetaset D.P., 20 vjeçe, D.M., 18 vjeçe, dhe J.D., 34 vjeçe, të cilat akuzohen për prostitucion. Ndërkohë, pronarja e apartamentit, M.J., 34 vjeçe, është proceduar penalisht për mbajtjen e ambienteve për prostitucion.

Gjatë kontrollit në ambientet e dy apartamenteve ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm, janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të përfituara nga prostitucioni, celularë dhe dokumente të ndryshme.

"Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Transit”. Arrestohen në flagrancë 3 shtetase kolumbiane që ushtronin prostitucion në 2 apartamente në qytetin e Elbasanit. Procedohet penalisht në gjendje të lirë pronarja e apartamentit. Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, dokumente identifikimi dhe celularë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin e koduar “Transit”.

Nga hetimet u provua se në dy apartamente në qytetin e Elbasanit ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja, të cilat kontaktonin klientët nëpërmjet faqeve në internet.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetaset: D. P., 20 vjeçe, D. M., 18 vjeçe, J. D., 34 vjeçe, të treja shtetase kolumbiane, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. J., 34 vjeçe, pronare e apartamentit ku kryhej aktiviteti i paligjshëm, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Gjatë kontrollit në ambientet e ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma parash të valutave të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, celularë dhe dokumente të ndryshme.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

prostitucion elbasan 3 vajza nga kolumbia

Lini një Përgjigje