TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2026, 14:58

I morën 40 mijë euro një personi në Rinas duke e mashtruar, arrestohen 3 persona

Shkruar nga Pamfleti

I morën 40 mijë euro një personi në Rinas duke e mashtruar,

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se i kanë marrë një personi 40 mijë euro përmes mashtrimit.

Sipas policisë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. 

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit, ndërsa policia thotë se autorët komunikuan përmes një aplikacioni dhe u prezantuan si persona të njohur.

Katër nga të autorët janë: Krenar Toromeni, Ilia Gjini, Artur Lecini dhe Elton Rrushi.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Artur Lecini ku është gjetur dhe shtetasi Elton Rrushi, është zbuluar një ambient i përshtatur me pajisje elektrike, për kultivim të bimëve narkotike.

"Shtetasit K. T, I. Gj, A. L, E. B dhe L. M, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në anë të mashtrimit duke iu prezantuar si i njohuri i tij, i kanë marrë shumë prej 40.000 euro një 55-vjeçari.", thuhet në njoftimin e policisë.

"Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Skema”. I morën një shtetasi, te rrethrrotullimi i Rinasit, 40 000 euro, duke e mashtruar nëpërmjet komunikimeve në një aplikacion se ishin të njohur të tij, identifikohen 5 shtetas, vihen në pranga 3 prej tyre, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Zbulohet një ambient (dhomë banese) i përshtatur nga njëri prej të arrestuarve, me pajisje elektrike, për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet për moskallëzim të krimit, 1 shtetas që u gjet në këtë ambient.

Sekuestrohen dhjetëra bimë Cannabisi, pajisje (llamba dhe ventilatorë) që shërbenin për kultivimin e tyre në ambiente të mbyllura, sasi Kokaine dhe Cannabisi, 4 celularë dhe 1 automjet tip “Audi Q5” me të cilin 5 shtetasit janë larguar pasi morën shumën e eurove.

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posacme Operacionale në DVP Tiranë, Komisariatet e Policisë të Kavajës dhe Divjakës, pas administrimit të kallëzimit nga një 55-vjeçar, se ishte mashtruar nga disa shtetas të panjohur prej tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skema”, në kuadër të të cilit u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit:

-K. T., 36 vjeç, banues në Divjakë, I. Gj., 24 vjeç, banues në Divjakë, A. L., 39 vjeç dhe E. Rr., 38 vjeç, banues në Kavajë. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. B., 34 vjeç dhe L. M., 35 vjeç.

Shtetasit K. T, I. Gj, A. L, E. B dhe L. M, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në anë të mashtrimit duke iu prezantuar si i njohuri i tij, i kanë marrë shumë prej 40.000 euro një 55-vjeçari.

Në vijim, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. L, ku është gjetur dhe shtetasi E. Rr, është zbuluar një ambient i përshtatur me pajisje elektrike, për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar dhjetëra bimë Cannabisi, pajisje (llamba dhe ventilatorë) që shërbenin për kultivimin e tyre në ambiente të mbyllura, sasi Kokaine dhe Cannabisi, 4 celularë dhe 1 automjet tip “Audi Q5”. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rastit.", njofton policia.

40 mije euro rinas mashtrim arrestohen 3 persona

Lini një Përgjigje