TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Mars 2024, 16:51

Shpërthimi në Lushnje, shkon në 10 numri i të plagosurve!

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi në Lushnje, shkon në 10 numri i të plagosurve!

Bilanci i të plagosurve nga shpërthimi në Lushnje është rënduar sërish. Mësohet se bëhet fjalë për 10 persona të plagosur, mes tyre dhe deputeti Bujar Çela.

Nga të plagosurit, 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës. Ndërsa deputeti i PS-së mësohet se po i nënshtrohet një operacioni Ndërkohë që 5 të plagosurit e tjerë sipas informacioneve ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Kujtojmë gjithashtu se ngjarja ka ndodhur pasi punëtorët po kryenin punime për ngritjen e një kapanoni dhe dyshohet se kanë prekur linjën e tensionit të latë, për shkak të të cilit ka ndodhur edhe shpërthimi i fuqishëm.

Ndërkohë që polica ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur detajet e plota të këtij aksidenti.

Lini një Përgjigje