
4 të plagosurit nga shpërthimi në Lushnjë nisen drejt spitalit të Traumës. Ende nuk dihet gjendja e të plagosurve, ndërsa ajo që dihet deri më tani është se deputeti Bujar Çela po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Në ndihmë po vijnë dhe mjekë nga spitali i Fierit dhe Beratit, bashkë me autoambulanca.
Policia ka rrethuar fabrikën ku ka ndodhur shpërthimi, ndërsa ambulancat kanë dërguar në spital të plagosurit.
Mes të plagosurve është edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela i cili ka në pronësi kapanonin ku po punohej. Çela aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Gjithashtu është identifikuar edhe viktima dhe mësohet se bëhet fjalë për Roland Hoxhën.
Sipas informacioneve punëtorët po kryenin punime për ngritjen e një kapanoni dhe dyshohet se kanë prekur linjën e tensionit të latë, për shkak të të cilit ka ndodhur edhe shpërthimi i fuqishëm.
Katër të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe mësohet se janë në gjende të rëndë. Ndërkohë që polica ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur detajet e plota të këtij aksidenti.
Lini një Përgjigje