TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Mars 2024, 15:33

GJKKO dënon me 2 vite burg ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj!

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO dënon me 2 vite burg ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Frrokaj do të vuaj vetëm 1 vit e 4 muaj burg.

GJKKO ka dënuar me 2 vite burg ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj i cili akuzohet për shpërdorim deytre dhe tjetërsim pronash.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Frrokaj do të vuaj vetëm 1 vit e 4 muaj burg. Gjithashtu Frrokajt i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

Për këtë çështje u dënuan edhe Sokol Toma me (1 vit burg), Gjovalin Marku dhe Adiona Martini morën nga 1 vit burg, por u lanë në lirim me kusht. Ndërsa për dy zyrtarët e tjerë Bledar Cara dhe Juxhina Mema u kërkua pushimi i gjykimit, pasi janë dënuar më herët me vendim të formës së prerë për këtë çështje. 

Ai dhe 5 ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës, akuzohen se kanë bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

Njoftimi i GJKKO:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 15.10.2022 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Fran Frrokaj, Sokol Toma, Bledar Cara, Gjovalin Marku, Adiona Martini, Juxhina Mema akuzuar për figurën e veprës penale“Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Erjon Çela dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 13, datë 01.03.2024 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Frrokaj, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

¾    Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Fran Frrokaj me 1 (një) vit dhe 4 (katër) burgim.

¾  Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fran Frrokaj do të fillojë nga dita e marrjes formë të prerë të këtij vendimi dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

¾  Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurin Fran Frrokaj për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol Toma, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

¾   Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Sokol Toma me 1 (një) vit burgim.

¾   Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Sokol Toma në provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.

¾   Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurin Sokol Toma për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

3.  Pushimin e gjykimit të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Bledar Cara, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi në zbatim të neneve 387/1 dhe 328/1/e të K.Pr.Penale, rezulton se me vendim të formës së prerë i pandehuri është gjykuar më parë për të njëjtën vepër penale.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjovalin Marku, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

¾  Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Gjovalin Marku me 1 (një) vit burgim.

¾   Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Gjovalin Marku në provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.

¾  Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurin Gjovalin Marku për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

5. Deklarimin fajtore të të pandehurës Adiona Martini, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

¾ Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Adiona Martini me 1 (një) vit burgim.

¾ Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurën Adiona Martini në provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.

¾ Në zbatim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurën Adiona Martini për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

6. Pushimin e gjykimit të çështjes penale në ngarkim të të pandehurës Juxhina Mema, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi në zbatim të neneve 387/1 dhe 328/1/e të K.Pr.Penale, rezulton se me vendim të formës së prerë e pandehura është gjykuar më parë për të njëjtën vepër penale.

gjkko

Lini një Përgjigje