TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Mars 2024, 15:20

Sherr mes taksixhinjve në Vlorë, disa të plagosur përfundojnë në spital

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes taksixhinjve në Vlorë, disa të plagosur

Një debat për pasagjerë midis taksixhinjve që bëjnë linjën Tiranë -Vlorë ka përfunduar në konflikt.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur Xhamia, ku në këtë sherr janë përfishirë më shumë se pesë persona.

Ndërkohë dy prej tyre janë shoqëruar nga policia për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës pasi kanë marrë dëmtime në fytyrë dhe trup, ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar nga policia në ambientet e drejtorisë se policisë së Vlorës.

Policia po merr në pyetje disa prej tyre  dhe shkakun e konfliktit i cili degjeneroi në grushta apo dhe sende të forta.

taksi vlore plagosje

Lini një Përgjigje