
Çela aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.
Të paktën dhjetë persona kanë mbetur të plagosur dhe një ka ndërruar jetë nga shpërthimi i madh i ndodhur pasditen e sotëm në qytetin e Lushnjës.
Mes të plagosurve është edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela i cili ka në pronësi kapanonin ku po punohej. Çela aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Gjithashtu është identifikuar edhe viktima dhe mësohet se bëhet fjalë për Landi Verçanin.
Sipas informacioneve punëtorët po kryenin punime për ngritjen e një kapanoni dhe dyshohet se kanë prekur linjën e tensionit të latë, për shkak të të cilit ka ndodhur edhe shpërthimi i fuqishëm.
Katër nga të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe mësohet se janë në gjende të rëndë. Ndërkohë që polica ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur detajet e plota të këtij aksidenti.
"Fier/Informacion paraprak/ Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.
Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit", njofton policia.
Lini një Përgjigje