
Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi i ndodhur pak minuta më parë në Lushnje ku raportohet se janë plagosur 4 persona dhe 1 tjetër ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve mësohet se ata po kryenin punime për ngritjen e një kapanoni dhe dyshohet se kanë prekur linjën e tensionit të latë, për shkak të të cilit ka ndodhur edhe shpërthimi i fuqishëm.
Mes të plagosurve mësohet se është edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela i cili ka në pronësi kapanoni ku po punohej. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe mësohet se janë në gjende të rëndë.
Ndërkohë që polica ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për ët zbardhur detajet e plota të këtij aksidenti.
Lini një Përgjigje