
Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në një banesë në ndërtim në zonën e Don Boskos. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar por vetëm disa dëme të vogla materiale.
Ndërkohë që pas denoncimeve nga banorët përreth, policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.
“Më datë 06.11.2024, rreth orës 19:50, në rrugën “Robert Naci”, në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje