TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Korrik 2025, 09:56

Shpërndante kokainë në doza, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

Shpërndante kokainë në doza, arrestohet 26-vjeçari në

Një 26-vjeçar nga Kamza ka rënë në prangat e policisë pasi shpërndante kokainë në doza.

Sipas policisë, i arrestuari është Benard Dreni, i cili e shpërndante lëndën narkotike në zona të ndryshme të Valiasit.

Gjatë kontrolleve të kryera, uniformat blu sekuestruan kokainëm, 1 aparat celular dhe makinën.

"Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza. Vihet në pranga 26-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike. Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet.

Komisariati i Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza, si rezultat u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e shtetasit: -B. D., 26 vjeç, banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas dhe kontrollit fizik, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar kokainë, 1 aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material sëbashku me automjetin.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 26-vjeçari i shpërndante dozat në zona të ndryshme të Valiasit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje