TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Korrik 2025, 08:48

I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 39-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet

Një 39-vjeçar, i cili prej muajit shkurt ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, është arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Policia e Shtetit bëri të ditur arrestimin e shtetasit Deni Meçolli alias Denis Meçolli, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 09.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

“Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 04.02.2025, në qytetin e Korçës, ka tentuar të vrasë shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me mjet prerës (thikë).

Interpol Tirana dhe Interpol Athina do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lini një Përgjigje