
Tritoli ishte vendosur në makinën e 50-vjeçarit Kastriot Selimaj me detyrë polic rrugoreje.
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës sotme në Shkodër.
Tritoli ishte vendosur në makinën e 50-vjeçarit Kastriot Selimaj me detyrë polic rrugoreje.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe” të qytetit.
Mësohet se automjeti i 50-vjeçarit, Kastriot Selimaj – polic i rrugores në DVP Shkodër, ishte i i parkuar në oborrin e banesës teksa lënda plasëse është vendosur tek goma e pasme e automjetit. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar.
Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
"Rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit.
Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve", njofton policia.
Lini një Përgjigje