TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Qershor 2024, 16:15

Qëlloi me thikë gruan për xhelozi, Gjykata lë në burg 52-vjeçarin Jakup Shahu

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi me thikë gruan për  xhelozi, Gjykata lë në burg

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 52-vjeçarin Jakup Shahu, i cili masakroi me thikë për shkaqe xhelozie bashkëshorten e tij, Edlira Shahu.

Jakup Shahu akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë.

Ngjarja ndodhi mesditën e 23 majit rreth orës 02:15 në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet. Çifti janë prindër të një fëmije, por këta të fundit nuk ka qenë në banesë momentin kur ndodhi ngjarja.

52-vjeçari është person me precedent penal të mëparshëm pasi në vitin 2011 ka vrarë një person.

Konkretisht më 7 shtator 2011, në atë kohë 39 vjeç, Jakup (Arben) Shahu vrau me armë zjarri Arjan Mejdanin. Ndërkohë, në atë ngjarje u përfshinë edhe persona të tjerë, të cilët mbetën të plagosur.

Ata janë të komunitetit rom dhe po ashtu edhe ngjarja e 13 viteve më parë ka ndodhur për arsye xhelozie. Pas kësaj ngjarje, autori Jakup Shahu u dënua me 13 vite burg dhe para pak kohësh ai është liruar, por sapo ka dalë sërish është përfshirë në ngjarje, duke plagosur këtë herë gruan e tij.

Lini një Përgjigje