
Dy maturantë janë shoqëruar në polici ditën e sotme pasi janë përfshirë në një sherr fizik. Konflikti i tyre ka përfunduar deri në përplasje fizike. Pas përfundimit të provimit të matematikës në oborrin e një prej gjimnazeve të qytetit të Vlorës, dy të rinjtë për motive ende të paqarta kanë përdorur mes tyre mjete të ftohta.
Sipas policisë, një prej të rinjve kishte dëmtime të lehta në trup.
Policia e Vlorës ka bërë të mundur normalizimin e situatës dhe ndalimin e agravimit të saj, ndërkohë që dy prej tyre janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës.
Lini një Përgjigje