TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Qershor 2024, 13:05

Grupe kriminale të rrezikshme dhe të strukturuara, raporti i DIA-s: Shqiptarët trafik narkotikësh dhe emigrantësh

Shkruar nga Pamfleti

Grupe kriminale të rrezikshme dhe të strukturuara, raporti i DIA-s:

Një raport i Drejtorisë Hetimore të Antimafias, DIA, për 6-mujorin e parë të vitit 2023, tregon se organizatat kriminale shqiptare përbëjnë një rrezikshmëri të lartë dhe ka një prani të theksuar në aktivitetet e paligjshme.

“Bëhet fjalë për grupe të strukturuara mirë dhe të mbështetura tek solidariteti mes tyre pasi bazohen në lidhje familjare”, theksoi raporti.

Sipas tij, organizatat shqiptare janë përshtatur mirë edhe në nivel ndërkombëtar, pasi janë në gjendje të negociojnë në mënyrë direkte me kartelet amerikano-jugore, në vendet prodhuese, të sasive të mëdha të kokainës.

“Shumë operacione anti-drogë të kryera në rajone të ndryshme italiane kanë vërtetuar gjithashtu veprimin e tyre në sinergji me kriminalitetin autokton”, vijon dokumenti i Antimafias.

Gjithashtu thuhet se këto organizata me kapacitete ndërkombëtare transportojnë nga brigjet shqiptare në territorin italian, përmes gomoneve dhe mjeteve të tjera lundruese, emigrantë të etnive të ndryshme, kryesisht iranianë, pakistanezë, irakianë, egjiptianë, sirianë dhe afganë.

Sipas raportit, në këtë lloj trafiku, aksi i preferuar mbetet Kanali i Otranto.

Lini një Përgjigje