
Një 51-vjeçare ka bërë një denoncim në komisionin e Lushnjës, pasi pretendon se bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës mjekësore.
51-vjeçarja akuzon stafin mjekësor se nuk i ka dhënë ndihmën e duhur bashkëshortit të saj, ndërsa ky i fundit ka ndërruar jetë. Ajo denoncon konkretisht mjeken e spitalit 39-vjeçaren me inicialet E.N për neglizhencë.
“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasja F. G., 51 vjeçe, e cila pretendon se për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal Lushnjë, nga mjekja e spitalit, shtetasja E. N., 39 vjeçe, ka humbur jetën bashkëshorti i 51-vjeçares”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje