TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Tetor 2025, 17:26

Sherri nisi për tasin e proshutës, zbardhen detaje tronditëse nga vrasja në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Sherri nisi për tasin e proshutës, zbardhen detaje tronditëse nga

Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i rëndë që u shënua sot në Komunën e Parisit në Tiranë, ku 41-vjeçari Filip Shehu vrau me thikë kolegun, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari.

Autori dhe viktima kanë qenë duke gatuar të dy dhe kanë pasur konflikt për punën.

Debati ka nisur për tasin e proshutës, pra janë zënë për punën.

Gjatë konfliktit autori ka marrë thikën e kuzhinës dhe ka qëlluar Ismaillarin në mes të lokalit në sy të shumë klientëve.

Mësohet se autori e ka goditur me thikë në qafë viktimën, duke i shkaktuar vdekjen.

Ai është neutralizuar nga stafi i lokalit, pasi nuk po e ndalonte sulmin ndaj viktimës.

Lini një Përgjigje