TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Tetor 2025, 16:47

Vrasjet me thikë tronditin vendin! Pas Durrësit dhe Tiranës, qëllohet për vdekje 42-vjeçari në Berat

Shkruar nga Pamfleti

Vrasjet me thikë tronditin vendin! Pas Durrësit dhe Tiranës,

Të përfshirët në sherr janë 63-vjeçari Kristo Memo i cili ka goditur me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxhën.

Vendi është tronditur ditën e sotme nga vrasjet me thikë. Pas dy ngjarjeve të rëndë në Durrës dhe Tiranë, një 42-vjeçar është qëlluar për vdekje në lagjen e Kalasë së Beratit.

Krimi ka ndodhur rreth orës 15:10 pas një konflikti mes dy personave.

Të përfshirët në sherr janë 63-vjeçari Kristo Memo i cili ka goditur me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxhën, pas një konflikti për motive të dobëta.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se sherri mes dy burrave ka nisur për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë. 

Autori, i cili ka precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi, është ende në arrati. 

Policia ka rrethuar zonën dhe po punohet për kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

1 Komente

  1. l
    ligji

    Nuk rrin dot shqiptaret pa u vrare me njeri-tjetrin, keshtu kane qene nder shekuj se ka bere punen e vet pushtimi Turk me ideologjine otomano-myslimane! Dhe tani vazhdoni po me te njejtin avaz se fajin e ka Serbi me Grekun (Gjermani, Italiani, dhe deri te Israeli fajsoni.) Jo more jo, fajin jua ka koka dhe mentaliteti islamist otoman dhe si rrjedhoje problemi i Shqiperise jane shqiptaret dhe problemi i shqiptareve jane vete shqiptaret.

    Lini një Përgjigje