TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Tetor 2025, 16:04

Tjetër ngjarje e rëndë në vend, kuzhinieri vret me thikë kamarierin në një lokal te Komuna e Parisit!

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër ngjarje e rëndë në vend, kuzhinieri vret me

Fillimisht viktima është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë te Komuna e Paristi në Tiranë, ku sherri mes dy punonjësve të një lokali ka përfunduar në vrasje. 

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se Kuzhinieri ka qëlluar me thikë kamarierin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në restorantin “City Longe”. Fillimisht viktima është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. 

Tjetër ngjarje e rëndë në vend, kuzhinieri vret me

Viktima 34-vjeç, i identifikuar si Indrit Ismaillari, ishte kamarier në të njëjtin lokal ku ndodhi ngjarja. Ai u godit me thikë nga kuzhinieri, Filip Shehu 41-vjeç, pas një sherri të momentit. Nga deklarimet e param autori ka pretenduar se viktima e bullizonte prej kohësh. 


Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku kanë bërë të mundur arrestimin e autorit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

"Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes", njofton policia. 

Lini një Përgjigje