
25-vjeçari Marjan Kodheli, i cili vrau të atin me thikë mesditën e sotme në Durrës është arrestuar nga policia pas gati dy orësh kërkim.
Më herët policia njoftoi se 25-vjeçari, i dyshuar me probleme mendore, kishte vrarë të atin në banesën e tyre në Shkallnur të Durrësit. Ndërkohë që hetimet ende vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me thikë, babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi më tej policia.
Lini një Përgjigje