TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Tetor 2025, 16:22

“Më bullizonte”/ Policia zbardh detaje nga vrasja në Tiranë, dy punonjësit e lokalit kishin konflikte të vazhdueshme

Shkruar nga Pamfleti

“Më bullizonte”/ Policia zbardh detaje nga vrasja në

Policia ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë te Komuna e Parisit, ku pati një viktimë si pasojë e një sherri mes dy punonjësve të një lokali.

Ngjarja ka ndodhur te “City Lounge”, pas një konflikti mes kuzhinierit Filip Shehu dhe kamarierit Indrit Ismaillari. Ky i fundit është qëlluar më pas me thikë dhe ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes”, tha policia.

Autori është arrestuar nga blutë, ndërsa burimet bëjnë me dije se mes tij dhe viktimës ka patur konflikte prej kohësh.  Filip Shehu ka pretenduar se Indrit Salimllari e bullizonte.

 

Lini një Përgjigje