TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Tetor 2025, 16:10

Vrau të atin në Durrës, publikohen pamjet e arrestimit të autorit, fqinjët: Viktima jetonte me një grua tjetër!

Shkruar nga Pamfleti

Vrau të atin në Durrës, publikohen pamjet e arrestimit të

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Shkallnur në Durrës ku Marjan Kodheli ka vrarë me thikë babain e tij Pjetër Kodheli.

Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të autorit, pas dy orësh ndjekje.

Ndërkohë kanë folur fqinjët e familjes ku ndodhi tragjedia, të cilët kanë thënë se autori prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri.

Ata janë shprehur se familja ka qenë e qetë. Sipas dëshmive të banorëve, viktima jetonte me një grua tjetër në shtëpi.

Djali ka qenë jashtë. Ne s’kemi qenë në shtëpi. Këta janë nga Mirdita. Ka 6 fëmijë. Ai ka qenë jashtë shtetit, e ëma i kishte vdekur pasi i ra një tjegull në kokë. Po kanë qenë familje e mirë. Po janë jashtë shtetit të gjithë”, tha ai.

Lini një Përgjigje