TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2024, 12:37

Sherr mes bashkëfshatarëve për pronën në Lezhë, i moshuari përfundon në spital

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes bashkëfshatarëve për pronën në Lezhë, i

Një konflikt pronësie mes dy personave ne Ungrej të Lezhës, përfundoi me plagosjen me sende të forta të një të moshuari.

I plagosur ka mbetur shtetasi, Ndrec Kola i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhes.

I moshuri ka marrë dëmtime në kokë dhe krah.

Ndërsa Ndrec Kola ka denoncuar në polici rastin e dhunës, ku bashkëfshatari së bashku me të birin e kanë goditur dhe i kanë prerë gishtin.

Ai i bëri apel shteti të merret me rastin ose ndryshe do ta zgjidhë vetë.

Kola tregoi se mosmarrëveshjet me bashkëfshatarin ishin të vjetra.

Me bashkëfshatarin kemi disa vite që kemi hatërmbetje. Më hyri në tokë të babait, tek vëllai.

Futi dhitë në vendin e babit, i kërkova t’i largonte por më tha që ishte toka e vëllait jo e imja.

Kapi lopatën dhe më goditi. U përleshëm tek për tek.

Mori djalin e vet në telefon dhe më dolën para të dy. Djali më shau. Unë e kapa prej fyti dhe ai ma futi me lopatë dhe me preu gishtin.

Ka ardhur policia pasi kam bërë denoncim. Në urgjencë nuk më shërben askush.

Dua të mjekohem dhe të marr një dokument që jam dëmtuar.

Shteti të marrë masa, Ose unë ose ata. Nëse shteti nuk merret me ta do merrem unë”, tha ai.

sherr në lezhë lëndohet i moshuari

Lini një Përgjigje