TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2024, 11:17

U shfrytëzuan për prostitucion, zbardhet deklarata e tre të miturave në hetuesi

Shkruar nga Pamfleti

U shfrytëzuan për prostitucion, zbardhet deklarata e tre të

Detaje të reja janë zbardhur nga shfrytëzimi i tre vajzave të mitura nga 3 të rinjtë në Fushë Krujë.

Familjarët e 3 të miturave që janë shfrytëzuar për prostitucion nga 3 të rinjtë në Fushë Krujë kanë bërë denoncim për largimin e tyre që në muajin shtator, por nuk janë lokalizuar pasi kanë qëndruar në venddodhje të ndryshme në Fushë Krujë dhe Durrës.

Mësohet se vajzat kanë deklaruar se janë larguar nga shtëpitë me dëshirën e tyre dhe gjatë kësaj kohe janë shfrytëzuar për prostitucion mga djemtë të cilët i kishin njohur dhe ishin miq me njëri-tjetrin.

Tre personat e arrestuar, Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu, fillimisht nuk kanë pranuar para hetuesve se i kanë shfrytëzuar për prostitucion, por janë përballur me fakte, biseda dhe video të vajzave që janë gjetur në celularët e tyre. Vajzat e mitura edhe më herët janë larguar nga banesat e tyre.

 

prostitucion hetuesi deklarate

Lini një Përgjigje