TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Mars 2025, 17:57

Sërish sherr me thika mes adoleshentëve, një i plagosur në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

Sërish sherr me thika mes adoleshentëve, një i plagosur në

Sherret mes adoleshentëve vijojnë të prodhojnë të plagosur. Një 17-vjeçar është arrestuar në Sarandë ditën e sotme, pasi ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Butrinti”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) një tjetër 17-vjeçar.

I plagosuri ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 13:40, në rrugën “Butrinti”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) një tjetër 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, autori i dyshuar është kapur dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha polcia.

Lini një Përgjigje