TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2026, 19:31

Protestuesit thirrje SPAK-ut: Arresto Edi Ramën!

Shkruar nga Pamfleti

Protestuesit thirrje SPAK-ut: Arresto Edi Ramën!

Protestuesit i drejtuan edhe një mesazh të qartë Prokurorisë së Posaçme, SPAK, duke kërkuar hetimin dhe arrestimin e kryeministrit Rama...

Mijëra qytetarë u mblodhën sërish përballë godinës së Kryeministrisë, në ditën e 12-të të protestës, ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Këtë herë, protestuesit i drejtuan edhe një mesazh të qartë Prokurorisë së Posaçme, SPAK, duke kërkuar hetimin dhe arrestimin e kryeministrit Rama për korrupsionin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së saj në podium, aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi se është pjesë e protestës për një Shqipëri me drejtësi të re dhe institucione më të përgjegjshme.

Ajo akuzoi gjithashtu qeverinë për situatën sociale në vend, duke përmendur largimin masiv të të rinjve dhe rritjen e kriminalitetit mes tyre si pasoja të keqqeverisjes. Protestuesit vijuan thirrjet për dorëheqje dhe drejtësi, ndërsa kërkuan që institucionet ligjzbatuese të veprojnë pa ndikim politik.

“Është shumë bukur të vish në protestë, në solidaritet dhe të thuash të vërteten tënde. Ju kërkoj të mos bini pre e provokimeve,  çlirohuni nga një regjim që na kërcënon me bukën e gojës.

Janë thënë shumë mesazhe, por sot jam këtu për tim vëlla që nga një student ekselent punon si punëtor në New York, jam për shokët e mi që i kriminalizuat, për ata që duhet të bëhen idiotë funksionalë e të mbledhin vota për një punë në shtet, jam këtu që në maternitete të mos vdesin gratë shtatzëna, që mos na vdesin më punëtorë dhe të mos marrin as shpërblimin.

Drejtësia të marrë nën hetim Edi Ramën për korrupsionin e Belinda Ballukut, Erion Veliajt dhe Arben Ahmetajt. Ata s’kanë zgjedhur vetëm. Hetim, hetim, hetim. Për qytetet, malet, plazhet nuk vendosin 5 oligarkë, por të gjithë ne”, deklaroi ajo.

 

rama spak

2 Komente

  1. P
    Pak nga të gjitha

    Faza e fundit kta duhet të thrrasin Enver Hoxhën të ngrihet nga varri.

    1. T
      TITI

      gjithe studentet exelente i perzuri ky, se vendet e punes i ka per patronazhistet, se ata i bejne punen e mbajne ne pushtet, cdo gje ne favor te pushtetit edhe kriminel po ishe te hapet dera, po dhe vota,, njerezit e ndershem u masakruan ne kete vend,korrupsioni, hajduteria,jane motoja e ketyre politikaneve,dhe si te pasurohen sa me shume,,po sic thote dhe PROTESTA, JU ERDHI FUNDI ,,

      Lini një Përgjigje