TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Mars 2025, 16:18

 Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Tiranës kalon për gjykim autorin e dyshuar, Mario Përlleshaj

Shkruar nga Pamfleti

 Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Tiranës kalon për gjykim

Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim të miturin Mario Përlleshaj, autorin e dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani.

Përlleshaj akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese, ndërkohë që Gjykata e Tiranës nuk e pranoi kërkesën e avokatit të 14-vjeçarit për gjykim të shkurtuar.

Në sallë psikologia Lindita Hoxha është shprehur se është dakord që të vijojë gjykimi i zakonshëm për shqyrtim me të detajuar të çështjes në themel.

Në seancë, të pranishëm ishin familjarët e Martinit të ndjerë, bashkë me shokun e tij, Luisin, që mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë që tronditi vendin në nëntor të vitit të kaluar.

Kujtojmë gjithashtu se muajin e kaluar, përmes avokatit mbrojtës, Mario Përlleshaj dorëzoi kërkesë në Gjykatën e Apelit për zëvendësim mase sigurimi personal. Pas shqyrtimit, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi kërkesën.

14-vjeçari ndodhet në institucionin e Kavajës, ndërsa edhe në muajin dhjetor kundërshtoi masën e dhënë “arrest në burg”. Më 17 dhjetor, Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi masën “arrest në burg” ndaj tij.

Martin Cani u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja.

Lini një Përgjigje